Familja e vogël e Chiara Ferragni feston sot 5-mujorin e princeshës së shtëpisë. Blogerja e famshme sapo na zbukuroi Instagramin, teksa ka postuar disa fotografi nga festa që kanë organizuar për të voglën tyre.
“Gëzuar 5-mujorin princeshës tonë të vogël Vittoria. Nga dita në ditë t’i rritesh dhe bëhesh një vajzë akoma më e mrekullueshme”, ka uruar ajo të bijën, ndërkohë që edhe Fedez ka zgjedhur dy prej fotografive dhe krah tyre ka shkruar, “5 muaj princesha jonë e vogël”.



















