KreuCelebrity

“Mezi marr frymë”; aktorja e njohur infektohet rëndë me Covid!!

Ndonëse ishte plotësisht e vaksinuar, është infektuar me Covid 19 nga njëri prej dy fëmijëve të saj. Melissa Joan Hart nuk e mendonte se do të prekej kaq rëndë nga sëmundja, pasi ishte e bindur se tashmë kishte një lloj imunizimi jo të vogël. Por situata qenka shqetësuese për aktoren e njohur. “Unë kam Covid-19. Jam vaksinuar dhe jam prekur nga virusi. Është shumë keq. Po më rëndon në gjoks, e kam kaq të vështirë të marr frymë. Një nga fëmijët e mi, mendoj se e ka dhe prej tij e kam marrë. Por lutem që të tjerët të jenë mirë”, ka thënë ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF