KreuCelebrity

Kthehen bashkë? Si u fotografuan Nora dhe Roberti në aeroport!

Njëri prej cifteve më të pëlqyera shqiptare, që u nda pas 15 vitesh bashkë, është kapur “mat” në aeroportin e Prishtinës. Prive ka siguruar fotot e Robert Berishës dhe Nora Istrefit që shfaqen krah për krah njëri-tjetrit duke u përgatitur për të udhëtuar bashkë. Ata u nisën në orët  e para të ditës të shoqëruar edhe nga vajza e tyre, Renee si dhe nëna e këngëtares, Suzana. Duket se qëllimi i këtij rrugëtimi janë pushimet. Të gjithë po pyesin nëse ka një ribashkim të ciftit, apo ata po bëjnë një palë pushime të përbashkëta për hir të vajzës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF