Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë rikthimin së bashku, dhe mesa duket ata kanë marrëdhënie të mirë edhe me fëmijët e njëri-tjetrit. Këtë të diel Ben Affleck festoi 49-vjetorin, dhe Jennifer, përveç atij, nuk ka hezituar të blejë dhurata edhe për dy vajzat e tij, Violet dhe Seraphina.
Po atë ditë ylli i muzikës latine është parë në eventin e një feste të producentes Jennifer Klein’s e shoqëruar nga vajza e saj Emme, ku një i ftuar ka treguar për “People” se ato janë parë duke zgjedhur disa sende domethënëse. “Teksa ajo ndaloi në dyqanin e bizhuterive “Made by Mary” ajo dhe Emme zgjodhën disa varëse me lulen e lindjes”, tregoi burimi.
Madje dhe vetë dyqani e ka konfirmuar blerjen e saj, të cilët thanë se ajo mori disa varëse me vlerë 48 dollarë secila, të cilat kanë lidhje me muajt e lindjes.



















