Madona mbushi 63 vjec, por fansat i befasoi me fotot e fundit ku nuk duket më shumë se 21: të gjithë pyesin se cfarë ka bërë mbretëresha e popit që duket kaq e re. Disa mendojnë se kjo mund të shpjegohet me fuqinë e make up-it, të tjerë thonë se është efekti i filtrave.
Në njërën prej fotove, ajo shkruante se po hapte dhuratat që kishte marrë nga miqtë. “Kurorën time e kam në zemër, jo mbi kokë”, ishte mesazhi emocionues i artistes, që zbuloi se dhurata më e bukur nga të gjithë ishte një donacion për spitalin që ajo vetë ka hapur në Malawi dhe e ka shumë përzemër.



















