Këngëtari i njohur Shkumbin Ismaili ka humbur sot një person shumë të dashur për të. Gjyshi i tij është ndarë nga jeta dhe këtë lajm të trishtë e ka dhënë vetë këngëtari me anë të një njoftimi në Instastory. “Prehu në paqe gjysh”, ka shkruar ai përkrah një fotografie me gjyshin e tij, e cila është realizuar në studion e tij muzikore.



















