KreuCelebrity

Johnny Depp flet për bojkotin që i ka bërë Hollivudi, pas ndarjes nga Amber Heard

Johnny Depp deklaroi se ai po bojkotohet nga Hollivudi dhe tregoi pwr vështirësitë profesionale dhe absurditetin e medias pas një pesëvjeçari plot vështirësi që nga ndarja me Heard në vitin 2016, ku akuzohej për dhunë në familje.

Aktori 58-vjeçar foli me “The Sunday Times” për dramën e tij të re Minamata, e cila ende nuk ka siguruar një dalje në SHBA. Kujtojmë që Depp, i cili ka luajtur role të tilla si Edward Scissorhands, Ëilly Ëonka dhe Jack Sparroë, vitin e kaluar humbi një “çështje shpifjeje” kundër gazetës “The Sun”, e cili e kishte etiketuar atë si një “rrahës i gruas”.

Mes krizës në karrierën e tij në SHBA, Depp do të nderohet nga festivali i Filmit në Spanjë San Sebastian muajin e ardhshëm, dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Republikën Çeke Karlovy Vary.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF