Artistja me famë botërore Ava Max në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Uproxx”, ka rrëfyer se si ka qenë jeta e saj para se të bëhej e famshme. Ajo ka theksuar se është përpjekur që të bëjë një punë normale në SHBA si gjithë të tjerët, por çdo gjë i ka rezultuar pa sukses.
E bindur se do të bëhej këngëtare, Ava tha se asnjë punë tjetër ajo nuk mundte ta bënte si duhej, “Kështu fillova të gjej një punë të zakonshme me orar 9:00-17:00. Më pas më pushuan nga puna pasi nuk isha shumë e mirë në atë që duhet të bëja. Provova të punoja si recepsioniste e një salloni estetik, por më pushuan pasi isha e dobët në matematikë, sepse duhet të bëja shumë llogaritje. Matematika nuk isha arma ime më e fortë,”- tha këngëtarja me origjinë shqiptare.
Më pas, Ava filloi punë si shitëse pjastrash në një qendër tregtare, të cilën e përshkruan si një përvojë argëtuese, por iu desh ta linte edhe këtë punë, pasi kritikohej gjithmonë nga shefi i saj. Arsyeja ishte se shkonte me vonesë në punë dhe me një kapuçino në dorë.



















