KreuCelebrity

Jo vetëm në serial, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer të dashur edhe në realitet?!

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer thuhet se po përjetojnë në një lidhje romantike mes tyre edhe jashtë serialit.  Teksa pranuan ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin gjatë episodit “Friends: The Reunion”, duket se aktorët janë afruar më shumë me njëri-tjetrin.

“Pas ribashkimit, u bë e qartë se rikujtimi i të shkuarës ka nxjerrë në pah ndjenjat që ata kishin dhe se kimia që kaq shumë janë përpjekur që ta groposin, në fakt është ende prezente. Ata filluan menjëherë të komunikonin dhe muajin e kaluar, David udhëtoi nga New York për në Los Angeles për të takuar Jennifer”, tha një burim pranë tyre.

Sipas burimit ata kanë qëndruar në shtëpinë e aktores, ku ajo gatuante dreka dhe darka romantike për të, teksa shijonin kohën së bashku. Por, vetë aktorët ende nuk i kanë konfirmuar këto lajme që po qarkullojnë për ta.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF