Nora Istrefi dhe Robert Berisha u ndanë rreth 2 vite më parë, por ndryshe nga pjesa dërrmuese e çifteve ata kanë ruajtur me njëri-tjetrin një marrëdhënie e cila është për t’u admiruar.
Pas ndarjes, janë të shumta rastet kur ata janë bërë bashkë për shkak të vajzës së tyre Renee. Nora dhe Robert kalojnë kohë së bashku me të bijën në mënyrë që e ajo të rritet me dashurinë e të dy prindërve dhe mos e ndjejë mungesën e asnjërit prej tyre.
Por kjo verë duket se do të bëjë bashkë ish-çiftin për një arsye tjetër, ata do të këndojnë në të njëjtën skenë në një nga klubet e natës në Prizren. Këtë lajm e dhanë vetë artistët, duke shpërndarë në rrjetet e tyre sociale posterin. Mbetet për t’u parë nëse ato do të performojnë edhe ndonjë duet së bashku.



















