Greta Koçi po jeton periudhën më të bukur të jetës së saj sa i përket çështjeve të zemrës! Ndonëse këngëtarja 30 vjeçare gjatë gjithë karrierës së saj ka qenë tejet hermetike në jetën private, së fundmi mësohet se Greta ka gjetur dashurinë tek një shtetas i huaj.
Djali që ka vjedhur zemrën e artistes së njohur shqiptare është nga Austria dhe çifti mësohet se janë fejuar!
Hapi tjetër për të cilën dyshja ka plane është martesa, por detaje të mëtejshme janë të panjohura.
Që prej nisjes së karrierës Greta Koçi nuk është bërë asnjëherë pjesë e thashethemeve rozë.



















