Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë në marsin e këtij viti. Ajo dhe partneri i saj u bekuan më një djalë, të cilin vendosën ta quajnë Sky Blue.
Së fundmi Afërdita ka bërë të mundur që ndjekësit e saj në Instagram të bashkëbisedojnë me Sky Blue, (kuptohet që ai është ende një vogëlush i vogël dhe në vend të tij, përgjigjet i dha mami Afërdita).
Gjatë kësaj “interviste”, Sky ka zbuluar se emrin e tij ia ka zgjedhur mami, “Mami donte vetëm Sky, kurse babi kishte qejf emrin Cruz. Po shyqyr vendosën të më quajnë Sky, sepse unë jam qielli i tyre”.



















