Ditën e sotme atletja kuqezi Luiza Gega zbriti në pistën e stadiumit të Tokyos për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesa, ku u rendit në vendin e 13-të, me kohën, 9:34.10. Një rezultat historik pasi për herë të parë një atlete nga Shqipëria mori pjesë në finalen e Lojërave Olimpike.
Falë punës së madhe dhe paraqitjes së shkëlqyer 32-vjecarja arriti të siguronte një vend mes 15 atleteve më të mira të botës, duke arritur në këtë mënyrë dhe objektivin e saj kryesor që ajo kishte për në “Tokyo 2020”, u kualifikua në finalen e madhe.



















