KreuCelebrity

Ai në pritje të një fëmijë; ajo me partner të ri; Gigi D’Alessio dhe Anna Tatangelo të lumtur pas ndarjes!

Pas ndarjes Gigi D’Alessio dhe Anna Tatangelo nisin romancë me partnerë të rinj!

Ata kanë qenë një ndër çiftet më të dashur në shoëbiz-in italian e më gjerë, e si të tillë lajmi në vitin 2020 se Gigi D’Alessio dhe Anna Tatangelo i dhanë fund martesës së tyre trishtoi shumë fanca të dyshes.

Duket se zhgënjimet dhe problemet me marrëdhënien e dështuar Gigi dhe Anna ja kanë lënë të kaluarës pasi secili prej tyre ka nisur romancë të re me partnerë të rinj.

Kantautori napolitan në fakt jo vetëm që ka një partnere të re, por mediat italiane shkrujnë se çifti janë në pritje të një fëmije. Ky është fëmija i pestë për D’Alession’n i cili ka tre fëmijë nga martesa me gruan e tij të parë dhe një fëmijë nga martesa nga martesa me Anna Tatangelo.

Nga ana tjetër Anna po shijon romancën me reperin Livio Cori dhe çifti po kalon pushimet së bashku.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF