Teksa Jennifer Lopez po ashtu po shijon lidhjen me Ben Affleck, duket se edhe Alex Rodriguez nuk mbetet pas.
Ai së fundmi po pushon në brigjet e bregdetit spanjoll së bashku me disa miq të tij për të festuar edhe ditëlindjen e tij të 46-të. Në këtë udhëtim ishte edhe gazetarja sportive, Melanie Collins, e cila u pa shumë e afërt me 46-vjeçarin.
Edhe pse asnjeri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht, dyshimet se ata kanë nisur një romancë kanë filluar para disa kohësh, pasi janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.