KreuCelebrity

Pas bashkëpunimit, Gjon’s Tears ka një mesazh për Arilena Arën

Arilena Ara në fillim të muajit korrik njoftoi fansat e saj se së shpejti do të publikojë albumin e parë, i cili do të titullohet “POP ART’.

Albumi do të përmbajë 13 këngë, dhe njëra prej tyre do të jetë bashkëpunim me artistin e njohur Gjon’s Tears, i cili këtë vit përfaqësoi Zvicrën në Eurovision me këngën “Tout l’univers” dhe u rendit i treti në natën finale.

Ata do të sjellin një duet që mban titullin “Dance Me’ dhe Gjon ka treguar se ata kanë xhiruar për 10 orë të tëra. Së fundmi, me anë të një postimi në Instagram ai është shprehur shumë i lumtur për këtë bashkëpunim.

“Jam shumë i lumtur që do ju tregoj këtë këngë, videoklipin që xhiruam dhe gjithë projektin e mbretëreshës sime Arilena Ara. Faleminderit të gjithë njerëzve të mirë që kam njohur! Shihemi së shpejti!”, ka shkruar ai.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF