Në spektaklin e humorit “Kosherja” , merren vesh aq mirë bashkë. Por Jona Spahiu rrëfeu për revistën “Living”, se me Bes Kallakun nuk kishin pasur miqësi më parë. Madje sic tha ajo, mezi përshëndeteshin me njëri-tjetrin.
“Njiheshim, por në kufijtë e formales, aq sa mezi përshëndeteshim në ambientet e televizionit ku punonim të dy, duke ditur se sa VIP ishte Bes Kallaku. Përtej shakave, me Besin kemi një kimi që perceptohet lehtësisht edhe nga televizori”, u shpreh ajo. Tani që e provoi veten në disa skece tek “Kosherja”, moderatorja po mendon edhe rolet në filma. “Maksimumi mund të zëvendësoj Bleona Qerretin te filmi tjetër i Bes Kallakut. Nuk e kornizoj dhe as nuk e kufizoj veten, kështu që çdo projekt që më përfaqëson dhe më jep kënaqësi e energji të mirë, është i mirëpritur”, shtoi ajo.