Aurela Hoxha u bë nënë për herë të parë në muajin qershor, por vetëm tani ka postuar disa foto me djalin. Modelja dhe partneri i saj, pas 6 vitesh u bënë prindër për herë të parë por Aurela kishte arritur ta mbante shtatzaninë larg syve të publikut. Madje edhe lajmeve lidhur me ardhjen në jetë të fëmijës, u përpoq të mos i jepte shumë vëmendje. Tani ndërkohë, ka ardhur për pushime në jug të vendit e me vete kishte dhe vogëlushin, të cilit nuk ia tregoi fytyrën, ndërsa vetë dukej mjaft në formë!
