Franca duke filluar nga data 9 gusht do të zbatojë legjislacionin e ri që e bën të detyrueshme pasaportën shëndetësore për hyrjen në çdo ambient publik, si bare, restorante, fluturime apo dhe udhëtime të brendshme në Francë.
Legjislacioni i miratuar nga parlamenti francez në fundjavë, ka nxitur protesta masive në Francë, por qeveria është e bindur për ta çuar përpara dhe për t’i bërë pasaportat shëndetësore pikë kyçe në luftën kundër coronavirusit.
Gjithashtu, me fillimin e vitit shkollor në shtator, të gjithë nxënësit e pavaksinuar duhet të ndjekin mësimet “online” në rast se në klasën e tyre rezulton një i infektuar, ndërkohë, për fëmijët nën moshën 12 vjeç në rast se konstatohet një infektim në klasë, mësimi të pezullohet menjëherë.