Ylli i muzikës Ed Sheeran në momentin që u bë baba, paska menduar që ta lërë muzikën për t’u përkushtuar të bijës Lyra. “Do të jem thjesht baba, nuk do të bëj muzikë më”, ky ishte mendimi i këngëtarit 30-vjeçar që ka shitur më shumë se 150 milionë kopje.
Fatmirësisht Ed Sheeran ndryshoi mendim, dhe kuptoi se më e rëndësishme është që e bija e tij të rritet duke e ditur se prindërit e saj e duan atë që bëjnë dhe punojnë shumë për të arritur ato që duan. Kujtojmë që rreth një muaj më parë këngëtari publikoi projektin e tij muzikor “Bad Habits”, i cili menjëherë u pëlqye nga publiku duke numëruar miliona klikime në youtube.