Eliona Pitarka pak muaj më parë u bë nënë për herë të parë, e një vajzë të cilën e bekoi me emrin Gala. Nga ai moment dhe në vijim, aktorja ka zgjedhur që të ndajë me ndjekësit e saj fotografi dhe momente që kalon me vajzën e saj.
Së fundmi në këto ditë të nxehta korriku ajo ka zgjedhur të veprojë kundër rrymës dhe traditës. Eliona ka vendosur që ta qethë vogëlushen, ndryshe nga sa thonë “plakat” që fëmijët nuk duhen qethur pa mbushur një vjeç. Një rregull i pashkruar që respektohet me rigorozitet pothuaj nga të gjitha nënat e reja ndër vite.
Dhe, sikurse e priste Eliona, në Instagramin e saj kanë vërshuar mesazhet që e kritikojnë për këtë veprim, “Është gjynaf pa bërë vitin goca”..