Rikthimi i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pas 17 vitesh si çift është kthyer në kryefjalën e mediave kudo në botë javët e fundit. Teksa dyshja po shijon rindezjen e flakës, detaje dhe konfirmime të historisë së dashurisë mes tyre dalin çdo ditë.
Pasi kaluan ditëlindjen e 52-të të JLo në një yacht në St.Tropez mëngjesin e së hënës diva latina është fotografuar teksa në qafë dallohej një varse me personalizuar me gërmat e emrit të BEN.
Aktori 48 vjeçar dhe Lopez 52 vjeç janë shprehur se kjo është periudha më e mirë e jetës së tyre dhe se pas rikthimit kanë kuptuar se e kanë dashur gjithmonë njëri tjetrin.



















