Jennifer Lopez dy ditë më parë në 52-vjetorin e saj konfirmoi publikisht lidhjen me Ben Affleck, duke postuar në Instagramin e saj një fotografi, teksa shkëmbente një puthje pasiononte me të.
Sipas burimeve Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë arratisur drejt Francës, për të festuar dhe për të shijuar kohë private me njëri-tjetrin në një jaht luksoz 130 milionë dollarësh. Në fotografitë e bëra virale së fundmi duket se ata janë bërë nostalgjikë dhe kanë rikrijuar një prej skenave më të famshme të 20 viteve më parë, ku Ben Affeck, i dashuri i JLO asokohe, ishte protagonist i videoklipit “Jenny from the Block”.



















