
Ka një kuriozitet të justifikuar për emrat që do të jenë pjesë e “BIG BROTHER VIP”. E meqë çka është thënë në media deri më tani se pjesë e tij do të jenë dy-tre syreshë të dalë nga një dating shoës presim, që diçka më e zhurmshme të ndodhë në vijim. Aludimet për prezantim kanë marrë fund, Arbana Osmani do të jetë prezantuese dhe aurore e këtij edicioni të parë. Me kaq duket çdo gjë e thënë dhe stërthënë. Deri në daljen e emrave të tjerë pjesëmarrës, një intervistë e Lori Hoxhës për “PRIVE”, na ka ngacmuar… pyetjes se me çfarë po merret më shumë këtë kohë, trashëgimtarja Hoxha iu përgjigj se, “Po merrem me shumë gjëra, por jam fokusuar më shumë te televizioni dhe është gjëja që më pëlqen më shumë të bëj. Dhe po merrem me një program shumë të madh që po e presin të gjithë. Shqiptarët e dinë!”
Dhe ajo çfarë presin shqiptarët nga Top Channel në këtë sezon të ri është pikërisht BBV. Hipotezat tona shkojnë vetëm në një drejtim… Atë të opinionstes!
Dhe për këtë disa argumente i kemi…
Ajo çka mbetet dhe që do të përbënte vërtet risi, është pikërisht roli i Opinionistes!
A e kemi gjetur këtë quitz që Lori Hoxha krijoi? Koha do të na japë të drejtë ose jo!



















