KreuCelebrity

I dashuri i Duas është milioner, por dhurata që i bëri Erion Veliaj i pëlqeu shumë!

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Dua Lipa dhe të afërmit që po e shoqërojnë u pritën dhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj kishte përgatitur disa dhurata për mysafirët e tij. Ajo që kishte menduar për të dashurin e Duas, Anwar Hadid, i pëlqeu shumë këtij të fundit. Kryebashkiaku i dhuroi trashëgimtarit të pasur fanellën e fanellën e “KF Tirana”, ku ishte shkruar emri i tij.

Dua Lipa do të financojë mobilimin e plotë të një kopshti në Tiranë  me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit. Asaj vetë, Veliaj i dhuroi një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e “gruas tironse”, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme, realizuar në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, “Tirana 100”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF