Aktorja 44-vjeçare, Anna Faris, ka konfirmuar se është martuar me Michael Barrett. Ata zgjodhën ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një gjykatë në Uashington.
Ylli i filmit “Scary Movie” në shkurt 2020 dha lajmin e bukur tw fejesës gjatë një paraqitje në “The Late Late Shoë” me James Corden. Ndërkohë që të martën Anna dhe Michael u panë duke shijuar një darkë komode me djalin e saj Jack, në restorantin meksikan Tallula në Santa Monica.
Barrett kishte një unazë martesore të thjeshtë, ndërsa Anna po mbante me krenari unazën e saj mahnitëse të fejesës me diamant të verdhë. Unaza vlerësohet të jetë me vlerë diku nga 25 000- 50 000 dollarë, sipas Brides.



















