KreuCelebrity

“I vunë prangat në mënyrë cnjerëzore”, flet avokati i Fjolla Morinës!

“I vunë prangat në mënyrë cnjerëzore”, flet

Pas arrestimit të bujshëm të Fjolla Morinës, e cila ishte në arrati prej disa muajsh, ka reaguar për herë të parë avokati i saj, Fanol Krasniqi. Ai tha se Fjollës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa të mërkurën do të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake. “Fjolla gjendet në masën e ndalimit sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Masë kjo me afat prej 48 orësh. Të mërkurën më datë 21.07.2021 e kemi seancën dëgjimore lidhur me praninë e të pandehurit gjatë procedurës së ekstradimit. Dmth të mërkurën seancë dëgjimore se a mundet Fjolla Morina të arratistet nga procedura e ekstradimit apo jo”, sqaroi ai duke shtuar se “Fjolla Morina akuzohet për vepra penale “Trafikim armësh”, por ne nuk kemi kurrëfarë dokumentacioni apo urdhërese lidhur me këtë ndalim, kërkesat besoj do i marrim të mërkurën gjatë seancës dëgjimore”. Avokati shprehu më tej ankesa për mënyrën e arrestimit.  “Fjolla Morina është arrestuar në mënyrën më çnjerëzore të mundshm; asaj i dihet adresa e ka dhe nënshtetesi. Nuk është  thirrur paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestuar para të gjithë lagjes” u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF