“Kate Moss për “Skims”; nuk mund të ketë një ikonë tjetër si kjo!”, kështu shkruhet në website-in e firmës së të brendshmeve të krijuar nga Kim Kardashian, ku u rikthye sërish modelja e njohur britanike, e cila shkëlqen në ato foto! Make up minimalist, flokët e derdhur, format trupore që e bënë të famshme, Kate padyshim ka ende shumë për të ofruar!
Mesazhi që përcjell është ai i bukurisë pa moshë, dhe i mundësisë për ta nisur gjithmonë nga fillimi. Ishte Kim që e kërkoi si testimonial të markës së saj. Të dyja kishin postuar më herët edhe ca foto bashkë, ndërsa më pas nisën të shfaqen dhe fotografitë e fushatës publicitare.



















