Janë një prej cifteve më solide të showbizit shqiptar e duket se gjërat mes Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt mund të kenë shkuar në një nivel tjetër. Të paktën, një detaj që i ka shpëtuar këngëtares në urimin e bërë atij për ditëlindje, lë të kuptohet se ata mund të kenë lidhur kurorë fshehurazi.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Për burrin tim të mrekullueshëm, i cili më surprizon gjithmonë. Ti je shoku im më i mirë dhe dashuria ime përgjithmonë! Të dua me gjithë zemër @gencprelvukaj.Ps: Doja të të bëja diçka shumë të veçantë për ditëlindjen tënde dhe pastaj u kujtova se ti tashmë më ke mua”, ka shkruar ajo, ndërsa bie në sy fjala e përdorur, “husband” – bashkëshort!!!!



















