Ajo, një këngëtare mjaft e talentuar dhe shumë e dashur për publikun; ai në yll në rritje me super paraqitjen që bëri në Eurovizion. Mjaftoi kjo foto e Arilena Arës me Gjon`s Tears që neve të na fluturonte fantazia. A mos vallë këta dy këngëtarë po planifikojnë një projekt muzikor së bashku? Do të ishte një surprizë mjaft e bukur për fansat e jo vetëm.
Arilena përpara vetëm pak ditësh njoftoi mbërritjen e albumit të saj të parë, “POP ART” ku sic tha “ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj”. Një lajm ky që padyshim i gëzoi shumë ndjekësit e këngëtares, nga e cila ndoshta do të ketë dhe të reja të tjera mjaft interesante.
Gjon Muharremaj nga ana tjetër bëri që Zvicra të zinte vendin e tretë në Eurovizion, renditja më e mirë kjo për vendin që prej vitit 1993! Karriera e 23 vjecarit ka marrë flatra e një këngë e kësaj dysheje do të ishte vërtet dicka që do ta prisnim me padurim!