KreuCelebrity

Shoqe e Meghanit, indiania Priyanka Chopra injoron keq Kate dhe William!

Veprimi i saj është tepër i qartë, sepse Priyanka Chopra as nuk është përpjekur të tregojë ndonjë lloj delikatese në gjestin e vet. Aktorja indiane e shpërfilli hapur mbërritjen e princit William dhe Kate Middleton kur po zinin vend në Royal Box. Në kohën kur Duka dhe Dukesha e Kembruxhit po uleshin për të parë Women’s Singles Final, Chopra merret me shallin dhe më tej, nuk i hedh dyshes as sytë, sikur ata të mos ishin fare aty.

Priyanka është mikeshë e Meghanit, e disa mendojnë se ajo reagoi ashtu pas pretendimeve të bashkëshortes së Harry-t se kunata e kishte bërë për të qarë pas një debati për veshjet e shoqërueseve gjatë dasmës së saj. Por burime të tjera thonë se në fakt, ndodhi krejt e kundërta dhe se Kate ishte krejt pa faj në atë situatë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF