Rudina Dembacaj ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjetet sociale, dhe i bëri nja dy pohime të forta. Së pari, tha se vesi i saj më i keq është martesa.
“Po planifikoj dasmë prapë”, shkroi moderatorja, së cilës dozat e humorit nuk i mungojnë aspak. Më tej, ajo rrëfeu se po planifikon një fëmijë tjetër dhe të zgjerojë familjen me Markun, pasi kjo është dëshirë si e tij, ashtu edhe e vajzës së saj.
“Nëse Vikido bëhet me një motër cili do ishte emri i saj. Po për një vëlla?”- e pyeti një prej ndjekësve. “Nuk e di fare! Thjesht mendoj se duhet të mendoj seriozisht për një bebe, jo vetëm Marku tashmë ma kërkon edhe Viki,” ishte përgjigja e saj.



















