KreuCelebrity

Pas 21 vitesh lidhje, ylli i Spice Girls lidh kurorë!

Duket se janë dashur 21 vite që Emma Bunton dhe Jade Jones të vendosnin të lidhin kurorë. Dyshja është martuar fundjavën që lam pas dhe lajmin e bukur e ka ndarë vetë artistja nëpërmjet një postimi në instagram.

“Zoti dhe Zonja Jones!” shkruhej mbi foto, shoqëruar me disa emoji zemre.

Emma nuk ka preferuar të ndajnë imazhe të tjera nga momentet e dasmës, pasi ka preferuar një ceremoni intime.

Çifti janë bashkë që prej vitit 1999 dhe janë prindër të dy djemve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF