Pas përfundimit të europianit UEFA ka publikuar lista me lojtarët më të mirë të “Euro 2020”, ku mes tyre renditet edhe një shqiptar. 11 futbollistë janë zgjedhur si më të mirët e këtij kompeticioni, që do të formonin edhe formacionin ideal në një ndeshje.
Në listën e mesfushorëve më të mirë mes Paul Pogba dhe Dolberg, përfshihet edhe shqiptari Granit Xhaka, i cili këtë vit kishte një paraqitje të shkëlqyer në kompeticion. Xhaka la gjurmë si një udhëheqës i padiskutueshëm për ekipin e Zvicrës.
Ndërkohë portieri më i mirë është përzgjedhur Gigio Donnarumma, që u cilësua si heroi i Italisë. Si mbrojtës më të mirë janë zgjedhur Chiellini, Maguie, Luke Shaë dhe Joachim Mahle, ndërsa në listën e sulmuesve më të mirë përfshihen, Chiesa, Raheem Sterling dhe Cristiano Ronaldo..



















