Në emisionin e fundit “Binjakët”, ku iu përgjigj pyetjeve të vëllait Romeo Veshaj, Donaldi bëri disa pohime nga ato që lënë shije të hidhur. Ai e minimizoi rëndësinë e lidhjes me Bora Zemanin, duke rrëfyer se e ka dashur njësoj si të tjerët, e më tej, tha se nuk ka absolutisht asnjë shans për rikthim, edhe nëse ajo “i lutet”.
Moderatorja reagoi shkurt dhe qartë me një mesazh në Instagram. “Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”, ka shkruar ajo.



















