KreuCelebrity

Habit Greqia: Kush vaksinohet, merr 150 euro!

Habit Greqia: Kush vaksinohet, merr 150 euro!

Për të shpëtuar sezonin e turizmit, qeveria në Athinë planifikon duke nisur nga 15 korriku t’u paguajë 150 euro të rinjve që vaksinohen. Por jo të gjithë të rinjtë grekë e shohin pozitivisht këtë, thotw DW. Në vend të 100.000 vaksinimeve në ditë ritmi i vaksinimit në Greqi ka rënë në 85.000. Prandaj qeveria në Athinë po përpiqet tani të inkurajojë qytetarët për vaksinat duke ofruar shpërblime në para. Nga 15 korriku të gjthë të vaksinuarit nën 26 vjeç do të marrin një shpërblim prej 150 eurosh. Kjo shumë do të jepet me vaksinimin e parë dhe mund të përdoret për bileta fluturimi, udhëtime me anije, për pushime apo për koncerte. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis bëri fjalë për një “pasaportë lirie”, nga e cila mund të përfitojnë rreth 940.000 të rinj. Mjaft të rinj e kanë përshëndetur këtë nismë. Por ka dhe nga ata që e kundërshtojnë, pasi e quajnë “paturpërsi”, pasi njerëzit duhet ta konsiderojnë vaksinimin dicka të drejtë e jo ta bëjnë atë kundrejt shpërblimit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF