KreuCelebrity

“Do të të ekzekutoj ty që kurrë s`të thirra dhëndër”, nëna e viktimës në Fushë-Krujë betohet për hakmarrje!

Një ngjarje e rëndë tronditi disa ditë më parë opinionin publik. 51 vjeçari Artan Ismalaj qëlloi për vdekje me thikë të shoqen, Klaritën 45 vjece e më pas tentoi dhe vetëvrasjen. E ndërsa bashkëshortja humbi jetën, ai vetë është në spital dhe duket se gjendja e tij është stabilizuar. Por për nënën e Klaritës, nuk ka ngushëllim. Ajo bëri një pohim sa të dhimbshëm, aq edhe të fortë për të bijën dhe dy fëmijët që 45 vjecarja la pas. “Në mendjen time jeton një yll që më shtoi jetën time. Çdo ditë, çdo sekondë, mami jeton për ty e bukura e mamit. Pa merak mami, zot me lejon të jetojë për dy engjëjt e tu. Miq dhe shokët e mi a vritet kjo bukuri. Kjo vret me bukuri, vret me mirësi, mami s’do lejojë kurrë të hedhi baltë në pamje prej engjëlli në këtë mrekulli. O ylli mamit, nënë zeza po pret shtetin por pa merak ylli im se mami do ta marri hakun me të drejtën që një nënë ka për bijën e vet. Do të ekzekutoj ty që s’të thirra kurrë dhëndër por djalë haram, haram, haram”, ka shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF