Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj si aktore në një film triller të quajtur “Argylle” nga regjisori i njohur, Matthew Vaughn.
Ajo do të bashkohet me një kast të madh të aktorëve që përfshin: Henry Cavill, Samuel L Jackson, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, Sam Rockëell, Bryce Dallas Howard dhe John Cena.
Dua jo vetëm që do të tregojë aftësitë e saj të aktrimit për herë të parë, por do të sjellë aftësitë e saj muzikore edhe në film, pasi do të realizojë edhe muzikën e filmit.
Filmi do të bazohet në një roman spiun me të njëjtin emër nga autori Ellie Conway.



















