Gazetari Bledi Strakosha ka zgjedhur të jetë i sinqertë me publikun, madje nuk ka as “frikë” të pranojë ndërhyrjet që ai ka bërë në fytyrën e tij, siç ndodh zakonisht me shumë personazhe të njohur.
Këtë të enjte Bledi ka qenë i ftuar te “Rudina”, ku theksoi se nuk e ka aspak për turp që ta tregojë publikisht se ka bërë dy herë botox dhe arsyeja për këtë të fundit kanë qenë krijimi i rrathëve poshtë syve dhe rrudhat e shprehisë në ballë.
“Unë kam edhe një problem me qeset poshtë syve. Më sugjeruan që t’i hiqja dhe ato, por nuk pranova, sepse doja ta njihja veten kur të dilja para pasqyrës”, u shpreh ai më tej.
Kujtojmë që para disa javësh ai publikoi në rrjetin e tij social, në “Instagram” një video ku ka treguar momentin kur ka bërë botox për herë të dytë.



















