I ftuar në programin “Procesi Sportiv” për të folur rreth ndeshjes gjysmëfinale Angli- Danimarkë, regjisori Eduart Grishaj kishte rezervuar një surprizë të bukur të cilën ja kushtoi partneres dhe nënës së djalit të tij Arbana Osmani.
Si rrallëherë më parë Eduarti mori mikrofonin dhe pranë pianos që ndodhej në studio i dedikoi një këngë shkodrane Arbanës.
“Dua të këndoj një këngë shkodrane, këngën ‘Sytë e tu’ dhe do ta këndoj duke menduar sytë e personit që po sheh Dielli këto momente”; u shpreh regjisori Grishaj ndrësa këndoi dedikimin kushtuar partneres së tij



















