KreuCelebrity

“Marina” shtatzënë, mësohet gjinia e bebit!

Në 2018-tën, aktorja meksikane e njohur sidomos për rolin e si “Marina”, në telenovelën “Stuhia”, Ximena Navarrete humbi një fëmijë kur ishte në muajin e tretë të shtatzënisë. Tani, gëzimi i është rikthyer sërish. Ximena njoftoi se është  shtatzënë dhe pret të bëhet nënë për herë të parë.

Me foto nga bay shoëer-i, aktorja tregoi edhe gjininë e bebit. “Foshnja ime, ti je një ëndërr e realizuar, shpresoj të jem një nënë e mirë dhe të të edukoj të përmbushësh ëndrrat dhe misionin tënd në këtë botë. Të dua shumë. Kur lexoj se një grua apo çift dëshiron një foshnjë shumë, është për shkak se shpirti i asaj foshnje po kërkon gjithashtu që ju ta gjeni atë. Për të gjitha gratë ose çiftet që përpiqen të kenë një fëmijë, ju uroj me gjithë zemër që ai moment do të vijë shumë shpejt”- ka shkruar ajo.