Ikona e bukurisë, Monica Bellucci ka pozuar për herë të parë përkrah të bijës Deva Cassel për kopertinën e revistës prestigjioze, Vogue Italia, ku shihet qartë se vajza e saj ka trashëguar nga e ëma bukurinë që atë e karakterizon.
Mes tyre ka një ngjashmëri shumë të madhe, e teksa pozojnë për “Vogue Italia” ato kanë zgjedhur model të ngjashëm flokësh dhe me veshje identike nga Dolce & Gabbana.
Bashkëshorti i saj dhe vet Bellucci ndanë me fansat e tyre në Instagram kopertinën e revistës, ndërkohë që në intervistë ndër të tjera Monica foli për marrëdhënien me vajzën e saj të madhe, ku theksoi se mes tyre nuk ka kontradikta, pasi ajo është shumë e kuptueshme për dëshirat apo nevojat e fëmijëve të saj.



















