Është ndarë nga jeta ditën e sotme poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka, shkak u bë një sëmundje e rëndë prej së cilës vuante prej 1 viti.
Kanë qenë të shumta ata që kanë shprehur dhimbjen dhe trishtimin për ndarjen nga jeta të poetit dhe kineastit Petrit Ruka në rrjetet sociale, një prej tyre ka qenë edhe Agron Llaka, i cili ka bërë një dedikim të ndjerë në Instagram.
“Petrit Ruka, poeti i madh dhe mik i shtrenjtë, sot na la!
Ne këtë mëngjes të hidhur, nuk e gjej dot fjalën për Ty Petja …,Ikja jote është e rëndë dhe ta merr frymën…,s’doja ta besoja, kërkova që thjesht të jetë një lajm ëndrrash…,dhe të zgjohesha me shijen e një gjumi të keq. Gjithmonë kam shpresuar se ne betejën me sëmundjen, Ti do triumfoje…,dhe do të ritakoheshim sërish në një kafe miqsh me shumë mall! Petja! Dashnor i fjalës se gdhendur në vargje, poeti i shpirtit të trazuar, skenaristit ne filma e dokumentare por dhe i zërit të veçantë dhe burimor, i zërit që të mbërthen dhe nuk e kupton dot figurën që shfaqet, pa shoqërinë e zërit tënd. Petja! O Mik i mirë dhe i mençur, o tepelenasi me botë sa një botë….,ike sot ,dhe na le një mal trishtimi në shpirt. Petja i dashur, të kam në sy ashtu siç vetëm Ti ishe…, edhe ere, edhe ujëvarë, dallge e trazuar, melodi shpirti e derdhur në varg, një Mik i shtrenjtë, një Mik i rrallë! Malli për Ty, një lot i mbetur në sy. Lamtumirë Petja! Qofsh i Zotit..



















