Është përfolur prej kaq kohësh prezantimi i Big Brother Vip; ka pasur diskutime të shumta nëse do të ishte Arbana Osmani ajo që do ta merrte sërish në dorë programin apo Luana Vjollca.
Duket se dilemës i ka ardhur fundi, të paktën sipas “Prive” e cila ka mësuar nga burime të sigurta pranë Top Channel, se moderatorja përfundimisht do të jetë Arbana, e cila rikthehet kështu pas katër vitesh në moderimin e këtij programi. Sivjet, Big Brother vjen me një format pak më ndryshe, pasi pjesëmarrës nuk do të jetë më njerëz të thjeshtë por personazhe VIP shqiptare, të cilëve do t`i duhet të jetojnë me njëri-tjetrin në kushte jo të zakonshme. Ata do të qëndrojnë brenda një shtëpie ku do të jenë larg luksit e larg komoditeteve të jetës së përditshme. Për këtë spektakël dhe të tjerë të ngjashëm është ndërtuar studioja Nova.