E vështirë të mos mendohej se një nismë e tillë ligjore është marrë nga një vend europian, por e vërtetë. Norvegjia miratoi një ligj i cili prek editimin e fotove dhe i dikton krijuesit të përmbajtjes që ta tregojë kur në foto është ndërhyrë apo janë shtuar filtra. Kjo gjë bëhet në një përpjekje për të zgjidhur cështjet e lidhura me imazhin e trupit në shoqëri. Legjislacioni dikton që “ cdo foto ku ‘forma, madhësia ose lëkura e trupit është ndryshuar nga re-touch ose manipulime të tjera’, duhet të shënohet si e modifikuar”. Ai kërkon po kështu që personazhet e famshëm dhe influencuesit e rrjeteve sociale të vendosin një shënim nëse paguhen apo përfitojnë në cdo lloj mënyre nga postimi. Ministry norvegjeze e Fëmijëve dhe Familjes deklaroi se “editimi i fotove luan një rol në pasigurinë sociale, ndërgjegjësimin e keq dhe vetëvlerësimin e ulët dhe kontribuon në presion që u bëhet njerëzve për trupat e tyre. Ligji ka për qëllim t’i kushtojë në mënyrë të vecantë vëmendje se si portretizohen gratë në shoqëri dhe cfarë roli mund të luajë kjo në pasiguritë e tyre.
