Pasi u godit 100 herë me kamzhik në kurriz si ndëshkim për një marrëdhënie jashtëmartesore, një gruaje në Indonezi i ra të fikët, kaq e rëndë ishte situata nëpër të cilën kaloi. Në këtë vend, zbatohet ligji mysliman i Sheriatit. Emri i gruas në fjalë nuk u bë publik. Të njëjtin dënim me të, 100 kamzhikë, mori edhe i dashuri i saj në qytetin Lokseumawe, i gjendur në në perëndim të provincës Aceh, i vetmi rajon i vetmit me autominë për të zbatuar qligje sipas këtij kodi mysliman. Gruaja e veshur me të bardha e me një shami koke, është filmuar teksa goditej. Kur mbaroi dënimi, dhe duhet të lëvizte ajo nuk pati fuqi e humbi ndjenjat, por më pas u përmend.
