KreuCelebrity

“I lutesha Zotit më lër ta jetoj vajzën”, Xhensila rrëfen betejën e vështirë me Covid-19

Së fundmi Xhensila Myrtezaj ka qenë e ftuar në  “E ardhmja është vajzë”, ku rrëfeu mes emocionesh periudhën e vështirë që ka kaluar gjatë pandemisë. Ajo zbuloi se pasi kishte kaluar Covid-19 kishte përjetuar një moment shumë të vështirë, teksa po kthehej një dritë për të Tiranë.

“Ndjeva një goditje shumë të fortë në kraharor, vajzën e kisha pas dhe shtrëngova Besin për një moment. E vetmja gjë që mendova ishte se kaq ishte për mua. Filluan të dridhura të pakontrolluara, oksigjeni iku pothuajse komplet. Jam një person që bëj jetë të shëndetshme dhe nuk kam patur kurrë probleme me shëndetin. U gjeta përballë një fakti që se kisha përjetuar kurrë. E vetmja që më erdhi ndërmend thashë zot pikërisht pse tani që kam vajzën afër sepse është aq e rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh përreth. Të dridhurat vazhdonin dhe i lutesha Zotit më lër ta jetoj vajzën dhe Besin, të mos më humbasë mami mua. Dhe ka qenë moment shumë i vështirë se fiks në ato momente nuk po mendoja veten por njerëzit që më duan shumë. Pas analizave, isha shkëlqyeshëm dhe kardiologu më sugjeroi që është panik atak”, rrëfeu ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF