Është paruke, apo Ledri Vula i ka lyer flokët vërtet, këtë nuk e dimë. Megjithatë, besojmë do të mësohet shumë shpejt. Partnerja e tij, Sara Hoxha, postoi në “Instastory” një foto të këngëtarit, të shkëputur nga një videocall ku i kishte bërë tag Malumës. Reperi shihet aty me flokët bjond, dhe duket kaq ndryshe nga pamja e tij me të cilën jemi mësuar tashmë.
“Maluma më mori mbrëmë dhe i premtova që s’do bëja screenshot. Ledri, të lutem mos më urre!”- ka shkruar Sara me humor në krah të fotos. Nga Ledri vetë sakaq, nuk ka ende asnjë reagim!