Taner Olmez, aktori turk të cilin më shumë ndoshta e shohim si Ali Vefa në serialin “Doktori i Mrekullive”, i ka dhënë fund beqarisë, dhe nuk mund të ishte më i lumtur se kaq! Përmes një ceremonie të vogël, por të organizuar mjaft bukur, ai ka lidhur kurorë me të dashurën e vet, aktoren Ece Çesmioglu.
Në dasëm ishin ftuar vetëm rrethi familjar e miqtë e ngushtë. Cifti sqaroi për mediat se kishin zgjedhur këtë mënyrë organizimi për shkak të pandemisë, por ata sërish janë shumë të lumtur. Ece ishte tejet elegante, me flokët e mbledhur lart që nxirrnin në pah të gjithë bukurinë e fustanit të hapur të nusërisë. Ajo kishte preferuar po kështu të mbante bizhu minimaliste, duke e kthyer pamjen e saj në mishërim thjeshtësie dhe elegance.