KreuCelebrity

Rrugës drejt famës; njihuni me motrën e Fjoralba Ponarit që është kaq ndryshe nga moderatorja e njohur!

Duket se në familjen Ponari ka nisur rrugën për t’u bërë e famshme një tjetër anëtar. Jehona, motra e vogël e moderatores Fjoralba Ponari sapo ka publikuar këngën e saj të parë.

“Entrophy” një stil aspak komercial e ka sjellë të voglën e familjes Ponari për herë të parë në vëmendjen e publikut të gjerë. E ftuar këtë mëngjes në “Wake Up” në Top Channel, Jehona tregoi se si lindi dëshira për të kënduar.

Me një paraqitje shumë të ndryshme nga e motra Fjoralba, Jehona ka zgjedhur të bëhet e njohur për publikun nëpërmjet këngës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF